Ndërlidhjet

logo-print

KS i OKB diskuton sot për Korenë Veriore


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta shqyrtojë sot përsëri rastin e Koresë Veriore pas lansimit të raketës me rreze të gjata veprimi. Pritet që KS të miratojë kumtesën me anë të së cilës do ta dënojë lansimin e raketës nga ana e Koresë Veriore.
Pesë anëtaret e rregullta të KS dhe Japonia janë pajtuar të shtunën për projekt deklaratën, e cila dënon lansimin e raketës.
Dokumenti parasheh edhe sanksione ndaj kompanive koreanoveriore.
SHBA-ja, Japonia dhe Korea Jugore konsiderojnë se me lansimin e raketës, Korea Veriore ka shkelur Rezolutën 1718 të Këshillit të Sigurimit të KB, të miratuar në vitin 2006 pas provave bërthamore të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG