Ndërlidhjet

Vukçeviq: Serbia do të arrestojë Mladiçin


Prokurori i Serbisë për krimet e luftës Vladimir Vukçeviq ka deklaruar se Serbia do të përfundoj me sukses bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës dhe do të arrestoj të akuzuarit e mbetur.
"Deri në fund të vitit Serbia do ta përfundoj rrëfimin rreth Ratko Mladiçit, sepse zgjidhje tjetër nuk kemi", ka thënë Vukçeviq.
Ai ka pohuar se shërbimet e sigurimit intenzivisht po punojnë për locimin, arrestimin dhe transferin e të akuzuarve të Hagës.
XS
SM
MD
LG