Ndërlidhjet

Basha: Kandidatura e Shqipërisë në prill


Shqipëria do të paraqesë kandidaturën për hyrje në Bashkimin Evropian nga fundi i prillit, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha.
"Kryeministri Sali Berisha shumë shpejt do të paraqesë kandidaturën për BE", ka thënë Basha në një takim me qytetarët në Elbasan.
Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë agjencisë Rojters se fundi i prillit është paraparë për aplikim të mundshëm, por data e saktë ende nuk është caktuar.
Ministri i punëve të Jashtme të Shqipërisë Lulzim Basha ka thënë se brenda një viti duhet pritur heqjen e regjimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG