Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i pjesëtarëve të Shkorpionëve


Sot, në Beograd, vazhdon gjykimi i katër pjesëtarëve të formacionit para-ushtarak serb, "Shkorpionët", për krimet në Kosovë, gjatë vitit 1999.

Për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë, në mars të vitit 1999, akuzohen Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq, Dragan Borojeviq dhe Miodrag Shollaja.

Ata ngarkohen për vrasjen e civilëve shqiptarë në oborrin e familjes Gashi në Podujevë, midis të cilëve kishte edhe gra e fëmijë.

Lidhur me këtë vrasje, në vitin 2005, pjesëtari i "Shkorpionëve", Sasha Cvjetan, është dënuar me 20 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG