Ndërlidhjet

Paralajmërohen linja të rregullta SHBA- Kubë


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar nga zyrtarë të administratës së tij që t'i shqyrtojnë mundësitë e vënies së linjave të rregullta ajrore komerciale midis SHBA-ve dhë Kubës, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Këshilltari special i presidentit Obama, Den Restrepo, ka thënë se ekzistojnë mundësi që të rritet numri i fluturimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar njëherit edhe mundësinë e licencimit të kompanive telekomunikative amerikane në Kubë.
XS
SM
MD
LG