Ndërlidhjet

Kastro kërkon heqjen e embargos amerikane


Lideri shumëvjeçar kubanez, Fidel Kastro, ka kërkuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ta heqë bllokadën ndaj vendit të tij, të paralajmëruar kohë më parë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Kuba nuk dyshon në sinqeritetin e Obamas për ndryshime politike, ka thënë Kastro, duke shtuar se për këtë arsye, vëllau i tij, Raul Kastro, ka shprehur gatishmërinë për dialog me SHBA-të në bazë të respektimit të plotë të sovranitetit.

Fidel Kastro ka vlerësuar se janë krijuar kushtet që Obama ta shfrytëzojë mjeshtrinë e tij për udhëheqje të politikës konstruktive.
XS
SM
MD
LG