Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi për vrasjet në Podujevë


Sot, në Beograd ka vazhduar gjykimi i katër pjesëtarëve të formacionit para-ushtarak serb, "Shkorpionët", për krimet në Kosovë, gjatë vitit 1999. Për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë, në mars të vitit 1999, akuzohen Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq, Dragan Borojeviq dhe Miodrag Shollaja.

Ata ngarkohen për vrasjen e civilëve shqiptarë në oborrin e familjes Gashi në Podujevë, midis të cilëve kishte edhe gra e fëmijë. Gjykata vendosi t'ia zgjasë paraburgimin të akuzuarve edhe për dy muaj.

Lidhur me këtë vrasje, në vitin 2005, pjesëtari i "Skorpionëve", Sasha Cvjetan, është dënuar me 20 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG