Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë protestat në Gjeorgji


Disa mijëra protestues janë mbledhur për të gjashtën ditë me rradhë në Tbilisi, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Mihail Sakashvili.

Demonstruesit kanë përsëritur se do t'i vazhdojnë protestat deri në largimin e Sakashvilit.

Opozita e akuzon Sakashvilin se është shndërruar në një president autokratik dhe nuk ka drejtuar si duhet luftën e vitit të kaluar me Rusinë.

Sakashvili ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen, derisa gjatë ditës ka lënë të kuptohet se Rusia gjendet pas fushatës së opozitës.
XS
SM
MD
LG