Ndërlidhjet

Platini kontrollon Kjevin për Euro 2012


Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka arritur në Kjev për të parë përgatitjet për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2012. Ukraina dhe Polonia do të jenë bashkorganizatoree të kampionatit. Kriza ekonomike ka vënë shumë pikëpyetje mbi aftësinë e Ukrainës që të jetë gati për EURO 2012.

Ende nuk është e qartë nëse Ukraina do të mund të ndërtojë në kohë stadiumet, hotelet dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme për një ngjarje të tillë.

Platini ka kërcënuar qeverinë ukrainase se do t'ia heqë Kjevit të drejtën e bashkëorganizatorit nëse nuk arrihen afatet.
XS
SM
MD
LG