Ndërlidhjet

Obama: Po hedhim bazat e një ekonomie të fortë


Shteteve të Bashkuara do t'u duhet një rrugë e gjatë për të dalë nga kriza aktuale ekonomike, por po duken shenjat e para të shpresës, tha presidenti Barack Obama.

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm lidhur me krizën ekonomike në Universitetin Georgetown në Uashington. Obama i është kthyer problemeve ekonomike pas një turneu dy javor ndërkombëtar.

Duke folur për krizën që trashëgoi, Obama tha se është si shtëpia e ndërtuar mbi rërë. Ai shtoi se me masat që po merr administrata e tij ekonomia amerikane që do të dalë nga kriza do të jetë si shtëpia e ndërtuar mbi themele të forta.

Ndërtimi i një ekonomie të tillë sipas Obamas nuk do të bëhet në një vit, por ai shtoi se "do të hedhim themelet e saj".
XS
SM
MD
LG