Ndërlidhjet

BE kundër dukurive ekstreme klimatike


Ministrat e mjedisit të vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar që Brukseli të koordinojë masat për zbutjen e pasojave nga dukuritë klimatike, sikurse janë thatësirat dhe vërshimet.

Duke folur në takimin joformal në Pragë, ministri çek i Mjedisit, Martin Bursik, vendi i të cilit kryeson radhën e Bashkimit Evropian, ka thënë se Evropa po kërcënohet nga ndryshime të mëdha klimatike që mund të shkaktojnë reshje dhe thatësira të gjata.

Ministrat evropianë të ambientit kanë përshëndetur premtimin e presidentit amerikan, Barack Obama, të dhënë gjatë vizitës në Pragë, se SHBA-të do të marrin rolin udhëheqës në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG