Ndërlidhjet

SHBA: Tërheqja e Penhianit nga negociatat, hap i gabuar


Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se tërheqja e Koresë Veriore nga negociatat ndërkombëtare për programin e saj bërthamor, është hap serioz në drejtim të gabuar.

Uashingtoni zyrtar ka kërkuar nga Penhiani që të heqë dorë nga provokimet e tilla dhe njëherësh t'i përmbushë obligimet ndërkombëtare.

Korea Veriore nuk do të hasë në përkrahje të komunitetit ndërkombëtar përderisa nuk dëshmon se ka hequr dorë nga aktivitetet për prodhimin e armatimit bërthamor, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.
XS
SM
MD
LG