Ndërlidhjet

logo-print

Ficxherald: Vizita e anijes amerikane tejet e rëndësishme


Komandanti forcave detare të NATO-s për Evropë dhe Afrikë, admirali Mark Ficxherald, ka deklaruar se vizita e anijes së marinës amerikane në Mal të Zi është tejet e rëndësishme, sepse vjen pas samitit të NATO-s në Strazbur.

"Jemi krenarë që kemi Malin e Zi dhe vizita e kësaj anijeje është simbol i partneritetit", ka thënë admirali Ficxherald, duke shfaqur shpresën për një bashkëpunim të afërt me Podgoricën zyrtare.

Në një ceremoni të zhvilluar në anijen e marinës amerikane në Tivar kanë marrë pjesë të gjithë krerët e lartë të Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG