Ndërlidhjet

De La Hoja braktis ringun


Boksieri i famshëm i SHBA-ve, Oskar De La Hoja, ka bërë të ditur se ka përfunduar karrierën e tij. Këtë vendim, bosksieri De La Hoja e ka marrë katër muaj pas humbjes nga Mani Pakijo.

Ai e mbyll karrierën me një bilanc prej 39 fitoresh, 30 prej të cilave i ka shënuar me nokaut, dhe gjashtë humbjeve.

36-vjeçari Oskar De La Hoja ka thënë se vendimin për tërhejqe e ka marrë për arsye se do të ishte e pandershme për të dhe për simpatizantët e tij që të dalë në ring pasi nuk mund të ofrojë më boks të nivelit të lartë.
XS
SM
MD
LG