Ndërlidhjet

Të drejtat e njeriut në Iran


Një grua iraniane duke kaluar pranë mbishkrimit "Një milion nënshkrime për ndryshimin e ligjeve të njëanshme".
Një grua iraniane duke kaluar pranë mbishkrimit "Një milion nënshkrime për ndryshimin e ligjeve të njëanshme".
Organizata joqeveritare “Front Line” ka shprehur shqetësimin për 12 aktivistet e fushatës "1 milion nënshkrime" për ndryshimin e ligjeve të njëanshme, si dhe të grupit “Nënat për paqe”, të cilat janë arrestuar dhe paraburgosur.




12 aktivistet qenë arrestuar më 26 mars në Iran, përderisa ishin mbledhur për të vizituar familjet e të burgosurve politikë me rastin i Vitit të Ri iranian.

Më vonë, 10 nga ta ishin liruar me kusht, por janë udhëzuar të kthehen kohë pas kohe për t‘u marrë në pyetje. Dy të tjerat, Khadijeh Moghadam dhe Mahbubeh Karami, mbeten në paraburgim në burgun Evin.

Kampanja "1 milion nënshkrime" kërkon të manifestojë publikisht përkrahjen kundër diskriminimit ligjor ndaj grave në Iran. Ajo ka ardhur si pasojë e presionit në rritje nga autoritetet në muajt e fundit.

“Nënat për Paqe” është një grup i grave iraniane që bëjnë fushatë për paqe dhe stabilitet në rajon.
XS
SM
MD
LG