Ndërlidhjet

Piratët sulmuan edhe një anije amerikane


Piratët, të cilët operojnë në brigjet e Somalisë, kanë sulmuar edhe një anije transportuese amerikane, që është sulmi i dytë në rajon gjatë një jave.

Pronari i anijes "Liberty Sun" tha se piratët kanë përdorur granata-hedhës dhe armë automatike për ta sulmuar anijen, por nuk ia dolën të ngjiten mbi të.

Sulmi ndodhi një ditë pasi kreu i piratëve somalezë u kërcënua se do t'i sulmojë amerikanët, në shenjë hakmarrjeje për shpëtimin e kapitenit amerikan nga ana e snajperistëve të marinës së Shteteve të Bashkuara, me ç'rast u vranë tre piratë.
XS
SM
MD
LG