Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Do ofrojmë paketën për negociatat


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, tha se Teherani ka përgatitur një paketë për negociatat, të cilat synojnë ta zgjidhin kontestin rreth programit bërthamor iranian.

Në një fjalim televiziv, ai tha se paketa do t'u ofrohet së shpejti fuqive kryesore botërore, pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermanisë.

"Ne po përgatisim një paketë të re që do ta ofrojmë kur të jetë gati. Ne do të bisedojmë mbi bazat e paketës, e cila do sigurojë paqe dhe drejtësi në botë, respekt për të drejtat e popujve, dhe pjesëmarrje të të gjitha vendeve dhe popujve në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare", tha Ahmadinejad.

Ai tha se paketa është një verzion i ri i propozimeve që Teherani i ofroi vitin e kaluar, i cili sinjalizon ngritjen e një konzorciumi ndërkombëtar për pasurimin e uraniumit në Iran.
XS
SM
MD
LG