Ndërlidhjet

Medvedev: Stabiliteti vjen para demokracisë


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se stabiliteti i Rusisë nuk mund të zëvendësohet me demokracinë.

Medvedev i bëri këto komente në një intervistë për të përditshmen "Novaya Gazeta", e cila është kritike e Qeverisë.

I pyetur nëse rusët po e sakrifikonin demokracinë për hir të mirëqenies ekonomike, Medvedev tha: "Ju nuk mund ta vëni demokracinë përballë kënaqësisë", dhe insistoi se demokracia tashmë është e vendosur në Rusi.

Zëdhënësja e Kremlinit tha se intervista ishte shenjë e mbështetjes ndaj kësaj gazete, dy gazetarët e së cilës janë vrarë në tre vjetët e fundit.
XS
SM
MD
LG