Ndërlidhjet

Forcat franceze arrestuan 11 piratë


Forcat franceze sulmuan një anije për furnizimin e piratëve dhe arrestuan 11 anëtarë të ekuipazhit në ujërat e Kenias.

Ministria e Mbrojtjes në Paris tha se forcat franceze e kryen sulmin mëngjesin e sotëm pas vëzhgimit që kishin bërë gjatë natës, dhe kështu e kanë penguar sulmin e piratëve ndaj një anijeje me flamur të Liberisë.

Anija e piratëve është ndaluar 900 km nga kryeqyteti Mombasa.

Më herët, piratët që operojnë në brigjet e Somalisë sulmuan me granata hedhës dhe armë automatike edhe një anije transportuese amerikane, por nuk ia dolën të ngjiten mbi të.
XS
SM
MD
LG