Ndërlidhjet

Korea e Veriut i dëboi inspektorët bërthamorë


Korea e Veriut i ka dëbuar ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore nga reaktori bërthamor i saj Yongbyon.

Agjencitë perëndimore të lajmeve cituan një diplomat të afërt me agjencinë bërthamore të KB të ketë thënë se ekspertët e IAEA i kanë hequr të gjitha vulat nga stabilimentet në Yongbyon dhe kamerat mbikqyrëse përpara se të niseshin në kryeqytetin Phenian.

Korea e Veriut i tha agjencisë se do ta riaktivizojë programin bërthamor.

Hapi vjen si përgjigje ndaj kritikave në Këshillin e Sigurimit lidhur me lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi në fillim të prillit.

Korea e Veriut gjithashtu është zotuar se nuk do të kthehet në procesin e bisedimeve gjashtë palëshe, i cili synon çarmatimin bërthamor në shkëmbim të ndihmave, siç ishte dakorduar në vitin 2007.



XS
SM
MD
LG