Ndërlidhjet

Penjan: Dëbohen inspektorët


Inspektorët e energjisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara po largohen nga Koreja e Veriut. Largimi vjen pas urdhrit për dëbim nga udhëheqja komuniste e Penjanit. Kjo e fundit ka deklaruar se do të rifillojë prodhimin e armëve me plutonium.

Vendimi i Koresë së Veriut erdhi pas dënimit që Këshilli i Sigurimit i bëri lëshimit të raketës me rreze të gjatë veprimi nga ana e Penjanit.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Koreja e Veriut t'u kthehet bisedimeve gjashtëpalëshe, çka është hedhur poshtë nga Penjani.
XS
SM
MD
LG