Ndërlidhjet

I dërguari amerikan viziton Izraelin


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell, është në Izrael, në të parën vizitë që nga krijimi i Qeverisë së re të drejtuar nga Netanjahu.

Mitchell do të takohet me kryeministrin Netanjahu, që nuk mbështet krijimin e shtetit palestinez, çfarë është përcaktuar si qëllim i politikës amerikane në zgjidhjen e konfliktit.

Mitchell takohet dhe me ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman, që ka deklaruar se Izraeli nuk ka asnjë detyrim ndaj marrëveshjes së 2007-ës të ndërmjetësuar nga Uashingtoni, që të fillojnë bisedimet me palestinezët për krijimin e shtetit të pavarur.
XS
SM
MD
LG