Ndërlidhjet

Mitchell: Uashingtoni dëshiron shtet palestinez


I dërguari special amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell, ka ripërsëritur gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni dëshiron të shohë krijimin e shtetit palestinez.

Mitchell i bëri këto komente pas takimit me ministrin e Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, i cili e ka hedhur poshtë rifillimin e bisedimeve me palestinezët për formimin e shtetit të tyre.

Më herët, Mitchell u takua me presidentin Shimon Peres, i cili i ka thënë se fjalët për mundësinë e një sulmi izraelit ndaj stabilimenteve bërthamore të Iranit "nuk janë të vërteta".
XS
SM
MD
LG