Ndërlidhjet

Tokio: 1 mrd $ ndihma për Pakistanin


Japonia është zotuar të japë 1 miliardë dollarë ndihma për Pakistanit.

Njoftimin e bëri kryeministri Taro Aso pas takimit që pati me presidentin pakistanez Asif Ali Zardari në Tokio, në prag të një konference ndërkombëtare të donatorëve që mbahet të premten.

Rreth 30 donatorë pritet të zotohen për ndihma deri në 6 miliardë dollarë për të ndihmuar stabilizimin e Pakistanit.

Më herët, Zardari ka bërë thirrje për ndihma dhe një program të rindërtimit, të ngjashëm me planin amerikan Marshall për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG