Ndërlidhjet

Obama: Kuba të dërgojë 'sinjal' për ndryshime


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka ftuar qeverinë kubaneze të dërgojë sinjale se "do të ketë ndryshime në mënyrën se si operon Kuba" për t'i dhënë shtysë shkrirjes së marrëdhënieve.

Obama i bëri këto komente në prag të vizitës së parë të tij në Amerikën Latine ku mbërrin sot pasdite.

Në fillim të javës, ai tha se Shtetet e Bashkuara do t'u heqin kubano-amerikanëve kufizimet për udhëtime dhe transfer të parave në ujdhesë, gjë të cilën e quajti "hap të rëndësishëm" për shkrirjen e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kubës komuniste pas më shumë se 50 vjet armiqësie.

Gjatë turneut në Amerikën Latine, presidenti Obama do të vizitojë Meksikën, ndërsa të premten do të udhëtojë në Trinidad për një samit rajonal.
XS
SM
MD
LG