Ndërlidhjet

SHBA, Rusia do t'i fillojnë bisedimet bërthamore


Ministria e Jashtme ruse tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme do t'i nisin bisedimet për ta zëvendësuar traktatin për kontrollin e armëve bërthamore, i cili është nga koha e Luftës së Ftohtë.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Dmitry Medvedev janë zotuar që Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike (START), të zëvendësohet me një marrëveshje të re para se t'i skadojë afati në muajin dhjetor.

Marrëveshja e vitit 1991 vendos kufizime të rrepta për predhat dhe kokat bërthamore që mund t'i kenë Moska dhe Uashingtoni.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Andrei Nesterenko tha se bisedimet mund të fillojnë në 24 prill në Romë, ndërsa marrëveshja START do të diskutohet edhe në muajin maj në takimin e Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov dhe Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG