Ndërlidhjet

V. Gjorgjeviq do dëshmojë për vëllezërit Bytyçi


Gjykata e Beogradit do ta marrë në pyetje ish komandantin e policisë serbe lidhur me vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë, Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, të cilët luftuan si vullnetarë gjatë luftës në Kosovë.

Gjykatësi Vesko Krstajiç tha se gjenerali i policisë Vlastimir Gjorgjeviq, i cili po gjykohet në Tribunalin e Hagës për mizoritë që njësitet e tij i bënë gjatë luftës në Kosovë, është dakorduar të dëshmojë në gjykimin në Beograd.

Vëllezërit Bytyçi e kanë kaluar kufirin e pashënuar të Kosovës, dhe janë kapur në Serbinë qendrore në qershor, 1999.

Më vonë, ata janë ekzekutuan ndërsa kufomat e tyre janë hedhur në një varrezë masive.
XS
SM
MD
LG