Ndërlidhjet

Tirk, Thaçi: Kosova ofron stabilitet në rajon



Presidenti i Sllovenisë Danilo Tirk dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, vlerësuan sot në Lubjanë se ekziston trend pozitiv për forcimin e stabilitetit të Kosovës, dhe se Kosova kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Tirk dhe Thaçi janë dakorduar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, që ilustrohet nga fakti se Kosova po përgatitet të hapë ambasadën në Lubjanë, njoftoi zyra e presidentit të Sllovenisë.

Një komunikatë gjithashtu thuhet se merrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve po zhvillohen me sukses.

Thaçi qëndron në Slloveni, për të marrë pjesë në kongresin kushtuar raporteve të organizatave joqeveritare dhe pushtetit, në veçanti në vendete Ballkanit perëndimor.
XS
SM
MD
LG