Ndërlidhjet

Obama, Kalderon: Duhet luftuar narko kartelat


Bashkëpunimi i SHBA-ve dhe Meksikës në luftë kundër narko kartelave në kufirin midis dy vendeve është çështje thelbësore, kanë vlerësuar presidenti amerikan, Barak Obama, dhe homologu i tij meksikan, Felipe Kalderon.

"Kjo luftë nuk mund të bëhet vetëm me një dorë", ka thënë Obama në konferencën e përbashkët për gazetarë në Meksiko City.

"Me një partneritet të suksesshëm, shpresoj se do të shënojmë përparim" në zvogëlimin e depërtimit të narkotikëve në pjesën veriore, si dhe të parave dhe armëve në pjesën jugore, ka nënvizuar presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG