Ndërlidhjet

Feith: Qeveria vendos për vizitën e Tadiqit


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, u ka propozuar autoriteteve në Prishtinë që të mundësojnë vizitën e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë.

Feith ka thënë se institucionet e Kosovës janë kompetente të vendosin për vizitën e presidentit serb, por ai ka porositur autoritetet që ta kenë parasysh nevojën e relaksimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe të mundësojnë këtë vizitë, pasi ardhja e Tadiqit në Kosovë ka të bëjë me festën e pashkëve ortodokse.
XS
SM
MD
LG