Ndërlidhjet

logo-print

Në Kanada arrestohet banda 156 anëtarëshe


Policia në Kanada ka arrestuar 156 anëtarë të një grupi, i cili veten e quan "Engjujt e ferrit".

Një zyrtar i lartë i policisë në Kuebek ka thënë se anëtarët e këtij grupi, të njohur si motoristë, do të ballafaqohen me akuza, midis të cilave edhe për vrasje, për planifikim të vrasjeve dhe për bashkim në vepra kriminale.

Policia thotë se ka konfiskuar materiale të ndryshme në pesë vendstrehime të tyre.

"Engjujt e ferrit", të njohur për ngasje të motorëve Harli-Dejvidson, janë shfaqur në SHBA në vitet 1940 dhe 1950, të organizuar në formë të klubeve motoristike.

Autoritetet në Amerikë i akuzojnë për dhunë, tregti me narkotikë dhe vjedhje të rënda.
XS
SM
MD
LG