Ndërlidhjet

logo-print

Obama publikoi teknikat e hetimit të epokës Bush


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë publike dokumentet për teknikat e rënda të hetimit, të cilat CIA i ka përdorur ndaj të dyshuarve për terrorizëm gjatë administratës së mëparshme të Bushit.

Katër dokumentet parashohin mbështetje ligjore për 10 metoda, përfshirë lënien pa gjumë dhe zhytjen në ujë, teknikë që stimulon mbytjen, të cilën grupet për të drejtat e njeriut dhe disa njerëz të administratës Obama e kanë quajtur torturë.

Sidoqoftë, Obama tha se asnjë nga të përfshirët nuk do të përndiqet, duke shtuar se ata kanë vepruar në bazë të urdhrave dhe e mbronin vendin e tyre.

Javën e parë që mori detyrën, Obama urdhëroi që t'i jepet fund përdorimit të këtyre teknikave.

Më herët, CIA kishte pranuar zhytjen në ujë të tre të dyshuarve për terrorizëm, përfshirë dhe të Khalid Sheikh Mohammed, i cili pretendohet të jetë orkestruesi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.
XS
SM
MD
LG