Ndërlidhjet

logo-print

Castro: Bisedimet me SHBA si të barabartë


Presidenti i Kubës, Raul Castro, tha se Havana është e gatshme të diskutojë "gjithçka" me Uashingtonin, përfshirë të drejtat e njeriut, përderisa trajtohet si e barabartë.

"Ne i kemi dërguar fjalë Qeverisë amerikane privatisht dhe publikisht se jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka: të drejtat e njeriut, lirinë e shtypit, të burgosurit politikë, gjithçka që ata duan të diskutojnë, por nën kushte të barabarta, pa dyshimin më të vogël mbi sovranitetin tonë dhe pa cenimin më të vogël të së drejtës së popullit të Kubës për vetëvendosje", tha Castro.

Komentet e tij në Venecuelë u bënë disa orë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, tha se ai dëshiron që Kuba ta bëjë hapin e radhës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në fillim të javës, Obama i hoqi kufizimet për vizitat dhe dërgimin e parave në Kubë nga amerikanët që i kanë familjet atje.
XS
SM
MD
LG