Ndërlidhjet

logo-print

Serbia dorëzon parashtresën në GJND


"Ekipi i juristëve të Serbisë e ka deponuar sot në GJND parashtresën me shkrim, në të cilën nënvizohet qëndrimi i Beogradit mbi ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës", njofton Ministria e Jashtme serbe.

Dokumenti që përbëhet nga dy libra, përkatësisht 350 dhe 600 faqe, si dhe një numër i madh i hartave i përmban të gjitha elementët e nevojshme dhe argumentimin relevant ligjor për të vërtetuar qëndrimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare", njofton Ministria e Jashtme e Serbisë.
XS
SM
MD
LG