Ndërlidhjet

Turqi: 60 të arrestuar


Policia turke raporton se mbi 60 persona janë arrestuar të akuzuar për lidhje me rebelët kurdë. Ky është operacioni i dytë në gjithë Turqinë gjatë kësaj jave, që ka si cak militantët kurdë apo mbështetësit e tyre.

Prej 24 vitesh vazhdon mes autoriteteve turke dhe Partisë Punëtore të Kurdistanit një betejë e ashpër që ka marrë jetët e mijëra njerëzve.

PKK-ja që është parti e jashtligjshme kërkon autonomi nga Turqia për zonat e banuara me popullsi kurde.
XS
SM
MD
LG