Ndërlidhjet

Obama:"Fillimi i ri" me Kubën


Presidenti amerikan Barack Obama është zotuar për të kërkuar një "fillim të ri" në raportet me Kubën dhe një "partneritet të barabartë" me të gjitha vendet e Amerikës Latine. Obama i ka bërë këto komente në Trinidad në një takim të liderëve nga Amerika Latine dhe Karaibet.
"Zotohem se për një partneritet të barabartë. Nuk ka partner të vjetër dhe partner të rinjë në raportet tona. Ka angazhim për respekt, interesa dhe vlera të përbashkëta dhe të ndërsjella. Jam për lansimin e një kaptine të re gjatë administratës sime", ka thënë Barack Obama.
Presidenti amerikan ka thënë se është i gatshëm të angazhohet reth Kubës për shumë çështje – nga të drejtat e njeriut, liria e të shprehurit dhe reformat demokratike.
Më heret Obama kishte inicuar një dorë shtrëngim me presidentin e Venezuelës Hugo Çavez, një nga kritikët më të ashpër të Uashingtonit në rajon.
XS
SM
MD
LG