Ndërlidhjet

Jeremiq: Vendimi i GJND-së - jo para mesit të 2010


Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq ka deklaruar se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën nuk mund të pritet para mesit të vitit 2010. Ai ka vënë në pah se debati i parë verbal para kësaj gjykate do të mbahet në dhjetor.
Jeremiq ka thënë se në mbështetje të qëndrimit të Serbisë kanë dalur Kina, Rusia, Argjentina, Qipro, Egjipti, Brazili, Spanja, Rumania, Sllovakia, Irani, Azerbejxhani dhe disa vende tjera, ndërsa Kosovën e mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët.
XS
SM
MD
LG