Ndërlidhjet

Miçel: Shteti palestinez përkrah Izraelit


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për procesin paqësor në Lindjen e Mesme Xhorgj Miçel ka deklaruar se shteti palestinez përkrah Izraelit është rruga e vetme për t'i dhënë fund konfliktit në këtë pjesë të botës. Ky prononcim i zyrtarit amerikan është mesazh i fuqishëm për liderët e ri të vijës së fortë të Izraelit. Miçel ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin progres të shpejtë pas viteve të përpjekjeve të dështuara paqësore.
Këto komente Xhorgj Miçel i ka bërë pas takimit me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abaz dhe para shkuarjes për vizitë në Egjipt.
XS
SM
MD
LG