Ndërlidhjet

NATO liroi 20 pengj dhe kapi 7 piratë


Forcat speciale të Holandës kanë liruar sot 20 pengj, të cilët ndodheshin në një anije të piratëve, e cila i sulmonte anijet tregtare në Gjirin e Adenit.

Pengjët janë liruar pasi forcat detare holandeze në kuadër të NATO-s, kanë kapur shtatë piratë, të cilët kishin sulmuar një tanker grek, ka njoftuar një oficer i NATO-s.

Njoftohet se në tankerin grek forcat holandeze kanë gjetur një torpedo të pashpërthyer, i cili i përkiste piratëve.
XS
SM
MD
LG