Ndërlidhjet

Piratët pushtuan një anije belge


Piratët e Somalisë kanë sulmuar sot dy anije në Bririn e Afrikës.

Në sulmin e parë piratët kanë pushtuar një anije të Belgjikës me 10 anëtarë të ekuipazhit.

Disa orë më vonë, piratët sulmuan në Gjirin e Adenit një tanker me flamurin e Ujdhesave Marshal.

Po sot, forcat speciale të Holandës liruan 20 pengj, që ndodheshin në një anije të piratëve, e cila i sulmonte anijet tregtare në Gjirin e Adenit.
XS
SM
MD
LG