Ndërlidhjet

Arrestohet lideri ushtarak i ETA-s


Policia franceze ka arrestuar komandantin ushtarak të ETA-s, bashkë me dy anëtarë tjerë të kësaj organizate terroriste baske, kanë bërë të ditur burime të qeverisë spanjolle.
Udhëheqësi ushtarak i ETA-s Hurdan Martitegi është arrestuar në juglindje të Francës pas një operacioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe asaj franceze.
Në dhjetorin e kaluar në Francë është arrestuar një tjetër lider ushtarak i ETA-s. Në luftën e kësaj organizate për pavarësinë e Baskisë gjatë katër dekadave të kaluara, kanë humbur jetën mbi 800 njerëz.

XS
SM
MD
LG