Ndërlidhjet

Amerika Latine përshëndet angazhimin e Obamës


Liderët e Amerikës Latine kanë falendëruar presidentin amerikan, Barak Obama, për angazhimin e tij për marrëdhënie të reja midis Amerikës Veriore dhe asaj Jugore, dhe kanë kërkuar që Uashingtoni të heqë sanksionet ndaj Kubës.
Në samitin amerikan në Trinidad dhe Tobago, Obama ka premtuar një epokë të re të bashkëpunimit me Amerikën Latine të mbështetur në respektim të ndërsjellë dhe ka ofruar një fillim të ri në marrëdhëniet me Kubën. Me këtë rast Obama ka kërkuar nga autoritetet kubaneze që të fillojnë reformat politike, të cilat deri tani kanë qenë kusht për harmonizimin e marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG