Ndërlidhjet

Iran: Të respektohen të drejtat e Saberit


Presidenti iranian ka kërkuar që gazetarja amerikano-iraniane, Roksana Saberi dhe iraniano-kanadezi Hossein Derakhshan, i njohur si autor i një blogu, të gëzojnë të gjitha liritë ligjore që iu takojnë, përfshi mbrojtjen ligjore. Të dy gjenden të burgosur në Iran.

Mediat iraniane raportojnë se kërkesa e presidentit Ahmadinexhad i është dërguar prokurorisë.

Saberi u dënua të shtunën më tetë vjet burg nën akuzat se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara.

Avokati mbrojtës i Saberit ka mirëpritur hapat e Ahmadinexhadit me shpresën se gjatë apelit rasti do të trajtohet paanësisht.
XS
SM
MD
LG