Ndërlidhjet

logo-print

Ende larg heqjes se embargos ndaj Kubës


Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Obama tha se heqja e embargos ekonomike ndaj Kubës është ende larg.

Larry Summers në një intervistë për mediat amerikane tha se çdo ndryshim thelbësor në marrëdhëniet ekonomike Kubë-SHBA do të përcaktohet "mbi bazën e veprimeve të Kubës".

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se administrata Obama po shikon për "rrugë më produktive për të ecur përpara".

Ditë më parë udhëheqësi kuban, Raul Castro tha se Kuba është e hapur ndaj çdo diskutimi.

Embargoja ekonomike amerikane ndaj Kubës është në fuqi që nga viti 1962.
XS
SM
MD
LG