Ndërlidhjet

Obama: Nuk priten ndryshime të shpejta me Kubën


Kuba dhe Venezuela si dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë "vepra dhe jo thjesht fjalë", tha presidenti amerikan Barack Obama.

Obama i bëri këto komente në konferencën për shtyp në mbyllje të takimit të vendeve të kontinentit amerikan, që u mbajt në Trinidad Tobago.

Lidhur me raportet dypalëshe me Kubën presidenti Obama theksoi se politika 50-vjeçare amerikane ndaj Havanës "nuk ka funksionuar", por nuk duhen pritur ndryshime të shpejta.

"Çështjet e të burgosurve politikë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë janë të rëndësishme dhe nuk mund të lihen mënjëanë", tha Obama duke folur për Kubën.

Gjatë ditës ka qenë këshilltari ekonomik i Obamas, i cili ka thënë se "ka ende rrugë për të bërë" deri në heqjen e sanksioneve ndaj Kubës.
XS
SM
MD
LG