Ndërlidhjet

ElBaradei: Irani t'u shtrijë dorën SHBA-ve


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, e ka ftuar Iranin që t'u përgjigjet pozitivisht propozimeve të Shteteve të Bashkuara.
Mohamed El Baradei tha se ai e mbështet qasjen e re amerikane.

"Shtetet e Bashkuara po ia shtrijnë dorën Iranit, ndaj unë u them kolegëve të mi iranianë të përgjigjen në mënyrë reciproke dhe ta shtrijnë dorën. Ajo që tash po dëgjojmë nga Irani është krejt ndryshe. Prej atje vijnë tone më të moderuara, andaj shpresoj se do të mund të jemi në gjendje ta zgjidhim çështjen iraniane", tha ElBaradei.

Agjencia është kacafytur me Iranin rreth programeve bërthamore të Teheranit, sidomos rreth përpjekjeve për të pasuruar uranumin, i cili mund të shfrytëzohet për të bërë armën bërthamore.
XS
SM
MD
LG