Ndërlidhjet

Irani urdhëron apelim të shpejtë për gazetaren


Kreu i gjyqësisë iraniane Ayatollah Mahmud Hashemi Sahrudi bëri thirrje për apelim "të drejtë, të saktë dhe të shpejtë" për gazetaren e burgosur iraniano-amerikane, Roxana Saberi.

Thirrja e tij vjen një ditë pasi presidenti, Mahmud Ahmadinejad, kërkoi nga gjyqësia e vendit që t'ia mundësojë gazetares Saberi të drejtën ligjore për mbrojtje, pas dënimit të shqiptuar për spiunazh.

Letra e presidentit Ahmadinexhad është mirëpritur nga avokati i gazetarës së dënuar, Roksana Saberi.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Hassan Qashqawi, i bëri thirrje Uashingtonit të mos e politizojë rastin e gazetares. Ai tha se ajo ka të drejtë të apelojë kundër vendimit, ndërsa SHBA-të duhet ta respektojnë vendimin dhe pavarësinë e gjyqësisë iraniane.
XS
SM
MD
LG