Ndërlidhjet

E djathta fiton në Qipron Veriore


Nacionalistët turko-qipriotë kanë shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Qipron Veriore.

Pas numërimit të pothuaj të gjitha votave, Partia e Unitetit Kombëtar, e cila favorizon lidhje më të ngushta me Turqinë se anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka fituar 44 % të votave.

Pas saj radhitet Partia Republikane e presidentit Mehmet Ali Talat me vetëm 29 %.

Ndryshimi në qeverinë e Qipros Veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia, mund ta detyrojë presidentin të marrë qëndrim më të ashpër në bisedimet me grekët qipriotë për ribashkimin e ujdhesës.
XS
SM
MD
LG