Ndërlidhjet

Rusia mund t'i shtyjë bisedimet me NATO-n


I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin është kërcënuar ta anulojë takimin e komandantëve të lartë të ushtrisë në 7 maj, nëse aleanca do të ecë përpara me planet për stërvitjet ushtarake në Gjeorgji.

Rusia, e cila zhvilloi një luftë të shkurtër me Gjeorgjinë në gusht, 2008, ka protestuar ashpër kundër planeve të NATO-s që të mbajë disa stërvitje ndërkombëtare afër Tbilisit.

NATO thotë se nuk e kupton përse Moska është e shqetësuar nga planet për stërvitjet, në të cilat do përfshihen 1.200 trupa nga 19 vende anëtare të aleancës prej 6 majit deri 1 qershor.
XS
SM
MD
LG