Ndërlidhjet

logo-print

Arabia Saudite e njohu Kosovën


Arabia Saudite, vendi me ndikim në botën arabe, ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Në vijën e lidhjeve ekzistuese fetare dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe duke respektuar vullnetin e popullit tëKosovës për ta fituar pavarësinë, mbretëria shpall njohjen e Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatën e ministrisë së Jashtme.

Ministria tha se shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në zgjërimin e shtyllave të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe vendet fqinje të saj.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabia Saudite është vendi i dytë i Gjirit që njeh Kosovën.

Me vendimin e sotëm, Arabia Saudite u bë vendi i 58-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG